Transmetuar më 11-07-2018, 15:40

Një aksident tragjik u shënua në orët e para të ditës së sotme, ku një makinë përplasi për vdekje një grua në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Hudenisht, ku 45-vjeçarja Armanda Jaçellari, u përplas me një mjet me targa greke.

Gruaja, nënë e tre fëmijëve, sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, në momentin që u përplas nga makina me targa YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B.

Jaçellari u përplas fare pranë shtëpisë së saj, ndërsa për dore mbante edhe vajzën 5 vjeçe, e cila fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

45-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra, nuk mundi që të mbijetojë. /a.y/noa.al

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjeti përplas për vdekje kalimtaren

Në foto, pamje nga vendi i aksidentit