Transmetuar më 11-07-2018, 09:38

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë paraditen e kësaj të mërkure.

Viktimë ka mbetur një grua 45-vjeçare e identifikuar me inicialet A.J.

Mësohet se gruaja është përplasur për vdekje nga një automjet tip Wolksvagen.

Mjeti drejtohej nga një shtetas me inicialet A.B. i cili është ndaluar nga policia.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/

foto ilustruese