

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë lidhur me padinë e bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e akuzon për shpifje, lidhur me 3.4 milionë eurot e gjetura në dy makina Toyota Yaris.
Në seancën e sotme Krimet e Rënda, vendosën që dosja ti kalojë Gjykatës së Tiranës, e cila do të kryejë edhe veprimet e mëtejshme.
Balla e paditi kryetarin e PD për shpifje, pasi ky i fundit e akuzoi Ballën si porositësin e makinave me para, të cilat u zbuluan në portin e Durrësit.
Sakaq Balla shkoi ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën e parë, lidhur me padinë e bërë për shpifje.
Duke folur për mediat, Balla tha se “Nëse Lulzim Basha do kishte burrëri do të paraqitej. Apeli që kam ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda është që personi që pretendon se ka dijeni duhet të shkojë domosdoshmërinë para prokurorisë”.
Madje ai shtoi se pas vendimit të gjykatës, Lulzim Basha do jetë i detyruar që ti kërkojë falje, pasi e akuzon me pa të drejtë si porositësin e makinave me para.
Në vijim ai deklaroi se ka dyshime se kryedemokrati i njeh porositësit e makinave me para, duke shtuar se në vijim do të depozitojë prova të reja që rëndojnë pozitën e Bashës. /a.y/noa.al
Toyota-t me euro, Balla: Basha s’ka burrëri të përballet, për shpifjet do më kërkojë ndjesë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





