

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën e parë, lidhur me padinë e bërë për shpifje, sa i takon dy makinave “Toyota Yaris”, të bllokuara në portin e Durrësit me 3.4 milionë euro.
Duke folur për mediat, Balla tha se “Nëse Lulzim Basha do kishte burrëri do të paraqitej. Apeli që kam ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda është që personi që pretendon se ka dijeni duhet të shkojë domosdoshmërinë para prokurorisë”.
Madje ai shtoi se pas vendimit të gjykatës, Lulzim Basha do jetë i detyruar që ti kërkojë falje, pasi e akuzon me pa të drejtë si porositësin e makinave me para.
Ndërsa kreu i PD, është përfaqësuar nga përfaqësuesit ligjor Gazment Bardhi dhe Ivi Kaso, Balla tha se, Lulzim Basha bën shejtan budallain duke mos u paraqitur për përballje.
“Sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është
trillim për tu fshehur se e ka zakon ti fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrim edhe ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”, deklaroi Balla.
Në vijim ai deklaroi se ka dyshime se kryedemokrati i njeh porositësit e makinave me para, duke shtuar se në vijim do të depozitojë prova të reja që rëndojnë pozitën e Bashës. /a.y/noa.al
Toyota-t me 3.4 milionë euro, Prokuroria kërkon informacion në tre shtete
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





