Transmetuar më 09-07-2018, 15:11

Kërkesë informacioni në Angli, Gjermani dhe Belgjikë, lidhur me të arrestuarit për bllokimin e dy makinave tip “Toyota Yaris”, në të cilat u gjetën 3.4 milionë euro.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi, ku pritet informacion lidhur me aktivitetin e të arrestuarve për këtë çështje.

Mësohet se letërporosia është dërguar në Angli për Edi Likën, si person i dyshuar për trafik kokaine.

Rreth dy javë më parë në portin e Durrësit u bllokuan dy mjete “Toyota”, në të cilat ishin fshehur 3.4 milionë euro.

Nga hetimet e policisë, mendohet se të ardhurat janë të përfshira në aktivitet kriminal, kryesisht trafik droge.

Të arrestuarit janë Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi të cilët sipas dëshmisë së shoferit të trajlerit që transportonte makinat, si dhe pronarit Edi Lika, paratë ishin të kushërinjve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd