Transmetuar më 07-07-2018, 12:31

Shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën në plazhin e Durrësit, gjatë ditës së sotme.

Një person ka humbur jetën i mbytur në zonën e Porto Romanos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.45 të mesditës së sotme, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.

Viktima është 62-vjeçari M.M., banues në Durrës, i cili është mbytur duke u larë në det.

Sakaq mëngjesin e kësaj të shtune, u gjet i pajetë në zonën e Currilave, në Durrës, një burrë i moshës 72-vjeçare..

Ishin kalimtarët e rastit ata që gjetën kufomën buzë detit, duke lajmëruar policinë.

Paraprakisht mendohet se viktima A.K., banues në Durrës mund të jetë mbytur duke u larë. /a.y/noa.al

Durrës, gjendet trupi i pajetë i një personi në zonën e Currilave

Foto ilustruese 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd