Transmetuar më 07-07-2018, 10:08

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të ditës së sotme, në zonën e Currilave, në Durrës.

Viktima është një burrë rreth moshës 72-vjeçare, i cili është gjetur i vdekur buzë detit.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë gjetur kufomën, duke lajmëruar policinë.

Paraprakisht mendohet se viktima A.K., banues në Durrës mund të jetë mbytur duke u larë.

Aktualisht shërbimet e policisë po kryejnë veprimet e rastit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd