Transmetuar më 05-07-2018, 11:19

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro foli sot në Kuvend, pak para votimit të projektligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në këtë projektligj parashikohet shembja e godinës ekzistuese të Teatrit dhe ngritja e një godine të re.

Në fjalën e saj Kumbaro nënvizoi domosdoshmërinë e pasjes së një teatri të ri.

“Ato dy ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur. U përpoqëm katër vite të hapim kantiere të reja teatrore, por ato janë asgjë përballë kërkesave të artdashësve”, u shpreh Kumbaro.

Sipas saj, teatri është ndërtuar në vitin 1938 dhe nuk i reziston më shumë kohë, duke thënë se tashmë duhet një teatër dinjitoz.

“Kam shkuar gjithë jetën në atë teatër. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se të gjitha ambientet janë jashtë teknikave për përdorim”, deklaroi ministrja Kumbaro. /a.y/noa.al Artistët protestë para Kuvendit: Kujdes me artistët! Mos e kafshoni Teatrin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd