Transmetuar më 23-06-2018, 07:58

Ndeshja e së premtes mbrëma për Kampionatin Botëror, Zvicër-Serbi, e mbyllur me rezultatin 2 me 1, ngriti peshë zemrat e gjithë shqiptarëve.

Kjo pas veprimit të dy golashënuesve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët pas golave bën simbolin e shqiponjës.

Një veprim i cili ka indinjuar së tepërmi serbët, duke e cilësuar si veprim primitiv.

Është ky komenti i bërë nga kapiteni i kombëtares serbe, Aleksandar Kolorov.

Duke folur për mediat pas ndeshjes ai ka thënë, “Ne jemi serbë, jemi mbi këtë nivel primitiv. Jemi 10 vjet para tyre që festojnë në këtë mënyrë”. /a.y/noa.al

Xhaka dhe Shaqiri gjunjëzojnë Serbinë, i dhurojnë fitoren Zvicrës