Transmetuar më 13-06-2018, 13:03

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me problemin e ngritur nga artistët për godinën e Teatrit Kombëtar.

Kreu i Shtetit thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

Presidenti organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Meta, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Ai kërkon që të dëgjohen sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Sakaq ditën e sotme në Komisionin e Medias, u mbajt seanca dëgjimore me artistët, por pa praninë e mazhorancëd dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila mungoi.

Në dëgjesën e sotme, mes artistëve ishte edhe aktori Robert Ndrenika. Ai paralajmëroi se nëse qeveria nuk tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit, atëherë artistët do të uzurpojnë ambientet e godinës.

“Me keqardhje por këtu fillon lufta, s’na dëgjon kush, s’na përfill, na përbuzin, na braktisin, jo vetëm ne si komunitet por edhe ju po ju mashtrojnë, kjo është grabitje, ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtet është e shtetit por është e komunitetit teatror, kanë lënë kockat njerëzit atje, e të vijë një ta grabisi…më falni për tonin por këto fjalë i kam nga shpirti”, tha Ndrenika./a.y/noa.al

“Teatri”, Ndrenika: Këtu filllon lufta! Vokshi: Skandal, toka po i jepet privatit

"Shpërthen" Ndrenika: Rama më bëri atë që s’ma ka bërë njeri, më turpëroi para kolegëve

“Shpërthen” aktori Bujar Asqeriu: Rama po na çon në diktaturë

Veliaj për teatrin e ri: Duam ta bëjmë modern, jo furrik me tallash të presuar