Transmetuar më 13-06-2018, 10:45

Çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer në pioritet për opozitën pas të ashtuquajturës çështja “Xhafaj”.

Me cilësinë e kryetares së Komisionit të Kulturës, deputetja e PD Albana Vokshi ka thirrur një dëgjesë me disa artistë që janë kundër shembjes së teatrit. Dëgjesa me artistët u planifikua pasi ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se këtë javë e ka të pamundur, por do të jetë javën e ardhshme në komision.

Ndërkohë, në dëgjesën e sotme, mes artistëve ishte edhe Robert Ndrenika. Ai ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit, atëherë artistët do të uzurpojnë ambjentet e godinës.

“Me keqardhje por këtu fillon lufta, s’na dëgjon kush, s’na përfill, na përbuzin, na braktisin, jo vetëm ne si komunitet por edhe ju po ju mashtrojnë, kjo është grabitje, ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtet është e shtetit por është e komunitetit teatror, kanë lënë kockat njerëzit atje, e të vijë një ta grabisi…më falni per tonin por keto fjale i kam nga shpirti”, tha Ndrenika.

Ndëkorhë, kryetarja e komisionit Albana Vokshi e quajti nismën për shembjen e Teatrit skandaloze. Sipas saj, toka po i jepet privatit për shfrytëzim. Ajo kritikoi edhe mungesën e deputetëve të mazhorancës në komision.

“Skandali më i madh që gjithë pjesa e siperfaqes së tokës së teatrit do të jepet sipas termave të përcaktuar do i jepet privatit. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit. Përderisa ministrja ka refuzuar që të vijë ka shprehur gatishmërinë të paraiqtet në datat 19 dhe 20, pas një jave, doja të njoftoja mbledhjen tjetër në datë 19 dhe do propozoja që të mos bëhet këtu por në ambientet e Teatrit ku të gjithë ju do keni mundësi të dëgjoni shkëmbimin e mendimeve rreth këtij projekti në këndvështrimin tonë mafioz”, tha Vokshi./a.m./noa.al/