Transmetuar më 12-06-2018, 14:24

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani në Itali, po bën bujë në mediat e shtetit fqinj, për shkak se dyshohet se ajo u hodh në rrugë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ndërroi jetë në spital gatë së dielës.

“Rashë nga makina”, veç kaq tha e reja në spitalin e Santa Croce, në Moncalieri të Torinos, para se të ndërronte jetë, duke marrë me vete në varr gjithë çfarë i ndodhi.

Ndërkohë në rrobat që mbante veshur ju gjet një telefon celular dhe një fotokopje e letërnjoftimit.

E reja mbërriti në Itali tre vite më parë, ku jetoi në zonën e Ravenna, ndërsa dyshohet se prej kohësh shfrytëzohej si prostitutë.

Por në muajin shkurt të këtij viti, ajo ishte martuar me një italian, shumë më të madh në moshë, për tu ndarë vetëm pak javë më vonë, ku vendosi të largohej nga shtëpia bashkëshortore.

Mediat italiane shkruajnë se e reja mund të ketë qenë në punë si prostitutë, në momentin që është marrë në makinë, ku nuk dihet se çfarë ndodhi më pas, që ajo e gjeti veten në asfalt. Megjithatë nuk është përjashtuar as mundësia që Anxhela të ketë dalë nga makina, teksa ajo ka qenë në ecje e sipër, duke pësuar dëmtime që i shkaktuan vdekjen.

Gjithsesi pritet që autopsia të zbulojë më shumë mbi vdekjen e saj, ndërkohë që bazuar në telefonin e sekuestruar, do të këqyren thirrjet dhe mesazhet e fundit që e ndjera ka shkëmbyer, shkruan noa.al.

Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që dyshohet se Meçani mund të jetë eliminuar nga grupi për të cilin punonte, ose mund të ketë takuar klientin e gabuar. /a.y/noa.al

20-vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pasi e flakën nga makina, flet bashkëshorti italian

U gjet e hedhur në rrugë dhe vdiq në spital, e reja shqiptare shkoi në Itali pas premtimit të të dashurit

Njihuni me 18-vjeçaren shqiptare që e vranë dhe i hodhën kufomën në rrugët e Torinos

Shqiptarja rrihet dhe hidhet në asfalt, vdes në spital në Itali