Transmetuar më 12-06-2018, 11:27

Zbulohen detaje të tjera lidhur me 20-vjeçaren shqiptare Anxhela Meçani, e cila u gjet e hedhur në mes të rrugës me dëmtime fizike në zonën e Moncalieri në Itali, ku gjeti vdekjen gjatë së dielës në spital.

Mësohet se e reja deri para tre vitesh jetonte në periferi të Tiranës, ndërsa më tej kishte ikur në Itali, duke i besuar premtimit të të dashurit.

Ai i kishte premtuar se do i gjente punë si balerinë në lokalet e natës në Itali.

Në fakt i dashuri vetëm e kishte mashtruar, duke e nxjerrë në rrugë si prostitutë, në qytete të ndryshme të Italisë.

Por të shtunën mbrëma, ajo u hodh nga një makinë, në zonën e Stupinigi në Torino, ku dhe u gjet e larë në gjak.

Pas disa orësh tentativa e reja, ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Mësohet se Meçani kishte vetëm pak muaj që ishte transferuar në Torino, ndërkohë që dyshohet se personi që e ka hedhur në rrugë, ka menduar se kishte humbur jetën.

Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që dyshohet se Meçani mund të jetë eliminuar nga grupi për të cilin punonte, ose mund të ketë takuar klientin e gabuar. /a.y/noa.al

Njihuni me 18-vjeçaren shqiptare që e vranë dhe i hodhën kufomën në rrugët e Torinos

Shqiptarja rrihet dhe hidhet në asfalt, vdes në spital në Itali