Transmetuar më 02-03-2018, 17:13

Ka përfunduar tragjikisht sherri mes dy adoleshentëve në Durrës ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjen në spital pas plagosjes me thikë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës ku ka humbur jetën i riu me iniciale A.Gj, 16 vjeç i cili paraprakisht thuhet se u godit me thikë në zemër.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët për ta mbajtur në jetë 16 vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, një 17 vjeçar me iniciale D.L., banues në Durrës.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"./b.l/noa.al/

Sherri me thikë mes dy adoleshentëve në Durrës përfundon me gjak

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd