Transmetuar më 02-03-2018, 15:54

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur lagjen Nr.15, Spitallë, ku i plagosur ka mbetur adoleshenti me iniciale A.Gj, pas një konflikti për motive të dobëta.  

Menjëherë pas plagosjes 16 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Durrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësre dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestiminin e menjëhershëm të autorin e dyshuar të ngjarjes, adoleshentin me iniciale D.L., banues në Durrës.

17 vjeçari ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd