
Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho deklaron se në Itali konstatohet prezencë grupesh kriminale shqiptarë që pushtojnë brigjet si në Adriatik dhe në Jon, ku zbarkojnë duke trafikuar drogë.
Pas takimit që pati ditën e sotme me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ai tha se trafiku i kokainës tashmë po bëhet edhe nga grupet kriminale shqiptar, teksa më parë monopol i organizatës kriminale Ndragheta.
Sipas tij, kjo tregon se organizatat kriminale shqiptarë bëjnë edhe trafik kokainë.
“Nëse ky sektor më parë ishte monopol i Ndraghetas tani ka filluar të tërheqë edhe grupet kriminale shqiptare. Ka pasur një luftë për eliminimin e territorit të kanabisit, grupet shqiptare po tregtojnë edhe substanca të tjera.
Më herët Federico Cafiero De Raho, u prit në takim edhe nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja, Arta Marku. /a.y/noa.al
Prokurori antimafias italiane: Kriminaliteti shqiptar shumë prezent në Itali
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





