Transmetuar më 26-02-2018, 12:11

Ish-Kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta pas daljes së emrave që do të jenë pjesë e grupit negociator Shqipëri-Greqi.

Ai thotë se Artur Meçollari, është ish-agjent i shërbimeve të huaja sekrete dhe se në vitin 2012 u largua nga detyra për spiunazh dhe për cenim të sigurisë kombëtare.

“Nëse ju lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike po politiko-diplomatike dhe prapa tij nxjerr kokën në Korçë ku u diskua 13 orë për marrëveshjen e detit, personi i larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja është pjesë e grupit negociator. Ky përbën superskandal sepse e gjithë marrëveshja e bazuar në vizatimet e këtij spiuni, nuk ka interesa komëbtare por të vendit që i shërben”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, për fatin tonë të keq në krye të Forcave Detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga Flota dhe Forca Detare aq sa merr vesh secili që njeh notin.

Berisha tha se të emërosh kryekomandantin që nuk ka asnjë lidhje me detin, është ta tallësh dhe ta përqeshësh.

Ai e cilësoi si akt të papërgjegjshëm të Edi Ramës. /a.y/noa.al

Negociatat Shqipëri-Greqi, dalin emrat e grupit negociator

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd