Transmetuar më 26-02-2018, 11:09

Paraditen e sotme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit Ilir Meta, lidhur me negociatat e shtetit shqiptar me Greqinë.

Mes tyre kreu i shtetit kërkonte të qartësohej kërkesa e autorizimit për marrëveshjen e Detit me Greqinë si dhe të përcaktohej se kush do të ishte në përbërje të grupit negociator.

Por ditën e sotme kanë dalë emrat që do të përbëjnë grupin, ku bashkëkryetar do të jetë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punet e Jashtme, anëtar Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare dhe Qirjako Qirko ambasadori i Shqipërisë në Londër.

Gjithashtu anëtarë të grupit do të jenë dhe Aida Hajna, zv.drejtoresha e Policisë, Ardjan Bylyku drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Arsen Mullai, Viktor Doda dhe Artur Meçollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012. /a.y/noa.al

Negociatat me Greqinë, Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës

Negociatat me Greqinë, Meta flet për vija të kuqe: Presidenti s’mund të vihet para faktit të kryer

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd