
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e drejtuar nga Ditmir Bushati, i është përgjigjur kërkesave të Presidentit Ilir Meta, sa i takon kërkesës për dhënie autorizimi për plotfuqi, për të vijuar negociatat me Greqinë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”, thotë MEPJ.
Presidenti Meta në një konferencë për shtyp, i kërkoi pak ditë më parë ministrit Bushati që të qartësojë kërkesën e autorizimit për marrëveshjen e Detit me Greqinë.
Meta tha se Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera dhe më pas të thotë se nuk jep besimin për nënshkrimin e marrëveshjes.
Ai deklaroi se kreu i shtetit ka për detyrë që nga fillimi të bashkëpunojë me qeverinë për të mirën e Republikës së Shqipërisë, me synim arritjen e një marrëveshje që do i qëndrojë kohës dhe nuk do të jetë e kontestueshme.
Meta deklaroi se nuk dëshiron të bëhet bashkëfajtor, ndaj cilitdo që e lexon ndryshe Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Presidenti nuk mund të vihet para faktit të kryer nga askush, duke shtuar se kreu i shtetit është në gatishmëri për të punuar 24 orë në funksion të interesit kombëtar. /a.y/noa.al
Negociatat me Greqinë, Meta flet për vija të kuqe: Presidenti s’mund të vihet para faktit të kryer
Bushati i përgjigjet Metës: Negociatat me Greqinë duan qetësi, s’ka vend për anormalitet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





