
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan sot disa ndryshime që sipas tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.
Partia Demokratike propozoi tre ndryshime dhe më konkretisht:
-Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.
-Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.
-Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.
Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca duke rrëzuar edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vetting të niste prej tij. /a.y/noa.al
Vettingu në polici, Xhafaj: Tre shtyllat ku do të përqendrohet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





