
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, prezantoi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, projektligjin që ka të bëjë me Vettingun në Policinë e Shtetit.
Në prezantimin e bërë gjatë ditës së sotme, ai tha se janë tre shtyllat kryesore ku do të përqendrohet ky proces për uniformat blu “kontrolli i figurës, verifikimi i pasurive të punonjësve dhe profesionalizmi i tyre”
Xhafaj deklaroi se verifikimit mund t’i nënshtrohen edhe ish-punonjës policie me grada që janë larguar nga detyra dhe duan të kthehen.
Ministri bëri me dije se kriteret e vlerësimit do të jenë njësoj si ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas tij, do të shihet e shkuara dhe e tashmja, lidhjet me eksponentë të krimit nëse ai i ka dhënë apo përkrahje aktiviteteve kriminale.
Lidhur me pasurinë tha se do të jenë objekt verifikimi pasuritë e paluajtshme, shpenzimet në bazë të jetesës, etj.
“Vettingu synon të spastrojë policinë, gardën dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nga individët që kanë probleme të integritetit, lidhje me korrupsionin. Synojmë evidentimin e personave të inkriminuar në polici. Ky proces do të rrisë besueshmërinë brenda radhëve të policisë”, u shpreh Xhafaj.
Ai shtoi se procesi garanton pavarësi dhe paanshmëri, për punonjësit por edhe për publikun, pasi sigurohet gjithëpërfshirja në procesin e vlerësimit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





