




Në vijim të operacionit të koduar “Porosia”, arrestohet personi i gjashtë i cili ishte shpallur në kërkim.
Policia e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka vënë në pranga Erges Lipon, 30 vjeç banues në Pogradec.
Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive , e kryer në bashkëpunim”.
Arrestimi i tij u bë pas, prangosjes së pesë personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale.
Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia” mbrëmjen e së mërkurës u bë arrestimi i Geraldo Yzeirllarit, 20 vjeç, banues në Pogradec; Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec; Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec; Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec dhe Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.
Geraldo Yzeirllarit dhe Kristi Maxharit u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.
Edmond Abazit i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës së Gazmor Koklës, në Gramsh janë gjetur një armë zjarri automatik, një pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.
Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Aktualisht bijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. /a.y/noa.al
Superoperacioni i policisë së Elbasanit, kush janë 5 të arrestuarit nga “Porosia”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





