Transmetuar më 04-02-2018, 10:11

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në të gjithë vendin.

Lumi Shkumin ka dalë nga shtrati dhe për pasojë, ka shkatërruar urën e Rrethit të Bardhë.

Kjo urë ndodhet në njësinë administrative Hotolisht, çka ka bërë që një numër i madh banorësh të mbeten të izoluar.

Problematike situata paraqitet edhe në Jagodinë, ku përmbytjet janë të mëdha. Po ashtu edhe aksi rrugor Librazhd-Përrenjas ka pasur probleme, për shkak të rënies së gurëve.

Në videon më poshtë shihni pamje nga ura e shkatërruar nga vërshimi i lumit Shkumbin. /a.y/noa.al

Pa u tharë ende muret, rikthehen përmbytjet! Nisin evakuimit 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd