
Dalin detaj të reja lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Korçës.
Si i dyshuar për ngjarjen është vënë në pranga Kristi Bame, 18 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj vëllait të tij M.Bame, 19 vjeç, dy banues në Korçë.
Dy të rinjtë akuzohen se në lagjen nr.8 në Korçë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me thikë në bark 35-vjeçarin Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Sherri mes korçarëve përfundon në gjak, plagoset me thikë në bark një person
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





