Transmetuar më 01-02-2018, 16:43
Foto ilustruese

Një konflikt mes tre personave në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa i plagosur me thikë ka mbetur një 35 vjeçar me inicialet Z.M., banues në Korçë.

I plagosuri është paraqitur me plagë thike në  bark dhe shenja gjaku në spital, ku aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr. 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd