Transmetuar më 02-02-2018, 08:39

Pas arrestimit të bërë në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ndaj ish-drejtorit të

e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika nga viti 2013 deri në shtator 2017, i dalë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në pranga ka rënë edhe një tjetër ish zyrtarë i lartë.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve në periudhën 2008-2013, kohë kur qeveriste Partia Demokratike, Andi Toma.

Por krahas tyre është arrestuar edhe Rexhep Tarba, mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit, Elbasan si dhe Agron Hysa, Kujtim Hysa. Ndërsa për Rezarta Bokçiun është vendosur masa e arrestit të shtëpisë.

Gjithashtu mësohet se persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe priten arrestime të reja.

Dy ish-drejtorët dhe vartësit e tyre janë arrestuar pas hetimit të prokurorisë së Elbasanit, lidhur me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, në muajin dhjetor.

Ministri kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Në total janë firmosur 11 urdhër arreste nga kryeprokurori i Elbasanit Ardian Nezha. /a.y/noa.al

Pranga ish-drejtorit të rrugëve, akuzohet për abuzime