
Policia del me deklaratë lidhur me incidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në bashkinë e Dibrës, ku punonjësit e këtij institucioni janë përplasur deri në përdorimin e dhunës.
Zyrtarisht bëhet me dije se rreth orës 09:10 të paradites së sotme, Drejtoria e Policisë Dibër përmes një telefonate u njoftua se në ambientet e Bashkisë po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë pranë Bashkisë Dibër dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm hynë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, Drini Mataj si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D.
Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Për shkak të hetimit nuk mundet te bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
Kjo pasi drejtori i komanduar Drini Mataj është sjellë nga Tirana dhe pritet që të bëjë disa shkurtime në disa drejtori të bashkisë. /a.y/noa.al
Sherr në ambientet e bashkisë së Dibrës, punonjësit rrihen me njeri- tjetrin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





