
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bashkinë e Dibrës, ku punonjësit e këtij institucioni janë përplasur deri në përdorimin e dhunës.
Mësohet se shkak i këtij incidenti është bërë emërimi i një drejtori të komanduar të burimeve njerëzore në këtë bashki.
Drejtori i komanduar Drini Mataj është sjellë nga Tirana dhe pritet që të bëjë disa shkurtime në disa drejtori të bashkisë.
Sherri nisi në mbledhjen e mëngjesit që është zhvilluar në këtë institucion dhe pas dhunës verbale sherri përfundoi në përdorimin e dhunës me grushta dhe sende të forta.
Menjëherë ka mbërritur policia dhe janë shoqëruar në komisariat që nga kryetari i bashkisë, punonjës të policisë bashkiake dhe punonjësit e administratës. Policia ka nisur edhe hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





