Transmetuar më 25-01-2018, 09:10

Ishte përkulur për të lidhur këpucët, pa e vënë re se treni po afrohej drejt saj, duke e përplasur.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:10, në Vorë treni përplasi një vajzë të re.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se 18-vjeçarja S.Brrati po lidhte këpucët në momentin kur u përplas nga treni.

Më konkretisht në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, përplasi 18-vjeçaren.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e reja u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sakaq drejtuesi i trenit J.N., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Treni përplas një vajzë në Vorë, në gjendje të rëndë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd