Transmetuar më 25-01-2018, 08:42

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një vajzë e re u përplas nga një tren.

Bëhet fjalë për një vajzë 18-vjeçare, e cila u përplas teksa po ecte në shinat e trenit në zonën e Vorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar S.B., 18 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e reja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sakaq në vendin ku ndodhi aksidenti kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po hetojnë për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd