









Vrasja e Arielës rëndon situatat në familje, prindërit dhe vëllai i Aldisonit merren në mbrojtje
Ariela Murati u përcoll për në banesën e fundit këtë të hënë, pasi u vra me armë zjarri nga bashkëfshatari i saj që e dashuronte, Aldison Beluli, i cili nuk pranonte dot refuzimin e saj.
Por ndërsa 21-vjeçarja prehet në banesën e fundit në Zharrëz të Fierit, Aldisoni i cili pasi vrau vajzën që donte qëlloi dhe veten, lufton mes jetës dhe vdekjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Si të mos mjaftonte dhimbja për këtë tragjedi dhe agonia e familjarëve, tejet e rëndë paraqitet situata në familjen Beluli.
Familjarët e 23-vjeçarit, prindërit dhe vëllai janë marrë në mbrojtje nga policia, në mënyrë që të parandalohet ndonjë hakmarrje e mundshme.
Kjo frikë bëhet edhe më e madhe duke pasur parasysh faktin se të dyja familjet jetojnë në të njëjtin fshat dhe se Aldisoni ka edhe një vëlla.
Familjarët e së ndjerës, ku mësuan lajmin e kobshëm u zotuan se “ai që e bëri do e paguajë”.
Këtë të diel Aldisoni është nisur enkas nga Fieri drejt Tiranës, ku pasi ka gjurmuar këmba këmbës Arielën e cila ndodhej me motrën dhe kushërirën, i ka kërkuar të sqarojnë diçka bashkë dhe në debat e sipër e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë edhe jetën. Por para të shtënave ajo i ishte ulur në gjunjë dhe i ishte lutur “Të lutem mos më vrit”, por pa rezultat.
Pasi vrau të dashurën e zemrës, në gjendje shoku Aldisoni qëlloi edhe veten, ndërsa vijon të ndodhet në gjendje kritike. /a.y/noa.al
Ariela dhe Aldisoni të lidhur prej 4 vitesh, së fundmi ajo shoqërohej me një tjetër
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





