Transmetuar më 04-01-2018, 15:49

Policia greke ka vënë në pranga njërin nga shqiptarët e arratisur nga një burg në Athinë.

I arrestuari, është një shqiptar i moshës 35-vjeçare identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i akuzuar për trafik droge, i cili është prangosur në një lagje të Athinës e njohur si “Meindi”.

Tre shqiptarët u arratisën në mënyrë spektakolare gjatë natës, nga qelia e izolimit e gjykatës së Athinës dhe u zhdukën në drejtim të paditur.

Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë. Më pas ata zbritën, duke përdorur çarçafët që ishin në shtretërit e tyre.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dërgoheshin në burgjet e vendit.

Gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre.

Shqiptarët e arratisur akuzohen për vepra që kanë të bëjnë me lëndët narkotike dhe për vrasje.

Aktialisht policia greke vijon kërkimin, për kapjen e dy shqiptarëve të tjerë të cilët vijojnë të jenë ende në arrati. /a.y/noa.al

Arratisje spektakolare e shqiptarëve nga paraburgumi në Greqi, zbritën me çarçafë

Dy shqiptarë arratisen nga qelia e paraburgimit në Greqi, nën akuzë për vrasje dhe drogë

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd