Transmetuar më 04-01-2018, 10:04

Dy shtetas shqiptarë dhe një gjeorgjian, janë arratisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:00 nga Departamenti i Transferimeve në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se të paraburgosurit arritën të arratiseshin nga qelia e tyre ku mbaheshin në izolim.

Atyre iu ishin shqiptuar të mërkurën dënimet për vepra penale që lidhen me drogën dhe vrasje ndodheshin në qelitë e gjykatës së Athinës, në pritje të transferimit në burg. 

Bashkë me dy shqiptarët u arratis edhe një gjeorgjian, i cili u kap pak më vonë. Menjëherë ra alarmi, dhe autoritetet filluan të kërkonin për të burgosurit.

Policia ka filluar një operacion në shkallë të gjerë që nga mëngjesi i të enjtes për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Vlen të përmendet se një shqiptar është akuzuar për vrasje, ndërsa shqiptari tjetër dhe gjeorgjani akuzohen për raste të drogës./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd