Transmetuar më 22-12-2017, 11:47

Policia e Vlorës jep detaje lidhur me vdekjen tragjike të dy bashkëshortëve, të cilët për të sfiduar të ftohtin e acartë të dhjetorit ngroheshin me gaz.

Rreth orës 11:15, të ditës së sotme policia është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen “Pavarësia”, janë gjetur të pajetë dy persona.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar viktimat, burrë dhe grua, pasi nuk i kishin parë qysh prej pasdites së djeshme.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se në banesën në lagjen “Pavarësia”, si pasojë e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rrok Tata 60 vjeç dhe Prena Tata, 56 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e spitalit të Vlorës për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Rrjedhje gazi në një banesë në Vlorë, gjenden të vdekur dy persona

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd