Transmetuar më 22-12-2017, 11:30

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit të ndodhur në një apartament në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku mëngjesin e sotëm u gjetën dy trupat e pajetë.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me moshë 60 dhe 56-vjeçare Rrok dhe Prena Tata.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi nuk e kanë parë burrin dhe gruan qysh prej pasdites së djeshme.

Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd