Transmetuar më 21-12-2017, 11:12

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë gjashtë personat e arrestuar këtë të hënë, pas protestës së opozitës para parlamentit, ku PD dhe LSI, kundërshtuan zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Në seancën e mbajtur paraditen e sotme për masën e sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi “detyrim paraqitje” për të arrestuarit, të cilët akuzohen për akte dhune dhe përplasje me policinë.

Të dyshuarit që u lanë të lirë, janë Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë; Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë); Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës.

Policia tha se si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor. /a.y/noa.al

Protesta e opozitës, arrestohen 6 persona. Nën hetim Kryemadhi dhe 9 deputetë të tjerë