Transmetuar më 18-12-2017, 13:59

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte mesditën e sotme në Spitalin Ushtarak, ku vizitoi punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme të opozitës.

Ministri Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë.

Efektivi i “Shqiponjave” O.M., u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re, Arta Marku.

Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Kuvendi votoi me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim kryeprokuroren e re të përkohshme.

Arta Marku u betua mesditën e sotme në sallën e Kuvendit, mes tymueseve të hedhura nga opozita, e cila kundërshton zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e cilësuar gjithë procedurën e ndjekur si antikushtetuese.

Mes tymit dhe kaosit në Parlament, ajo mori detyrën ndërsa opozita ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në foltore dhe mbështetësit e saj protestonin jashtë Kuvendit.

Votimi për emrin e Markut u bë në mënyrë elektronike, dhe të fshehtë, ndërsa nuk kanë munguar edhe konfrontimet fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të Gardës. /a.y/noa.al

Konfrontime mes policisë dhe protestuesve para , ka të plagosur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd