Transmetuar më 18-12-2017, 11:46

Jo vetëm brenda sallës së Parlamentit por edhe jashtë saj është tensionuar situata mes protestuesave dhe policisë.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë. Ata kanë hedhur tymuese në oborrin e Parlamentit dhe në një moment kanë çarë edhe kordonin e parë të policisë.

Nga ana tjetër policia i ka zmbrapsur e mes tyre ka pasur edhe konfrontime. Raportohet për disa protestues të lënduar. Me duar me gjak është shfaqur edhe deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi.

Në vend dëgjohet edhe ulërima e një vajze të cilës raportohet se i ka rënë të fikët.  Ndërkohë që mes të plagosurve raportohet se është edhe një polic.  

Ndërkohë brenda parlamentit është votuar me 69 vota pro prokuroja e përgjithshme Arta Marku e cila pritet të bëjë edhe betimin./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd