Transmetuar më 16-12-2017, 09:50

Partia Demokratike reagon lidhur me një fotografi të kryetarit Lulzim Basha, ku pretendohet se udhëton me tren gjatë qëndrimit të tij në Londër.

PD deklaron se disa media shpërndanë mbrëmë dhe sot një foto të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela duke e paraqitur si një udhëtim me tren nga Edinburgu në Londër.

“Lajmi është plotësisht i pavërtetë. Është një mashtrim, njësoj si burimi që e ka përhapur atë, Taulant Balla. Të zhytur në krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojnë dhe shpërndajnë çdo ditë mashtrime për Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha për t’u thënë shqiptarëve se të gjithë janë njësoj”, thuhet në deklaratë.

Më tej nënvizohet se e vërteta është se kryedemokrati Basha me bashkëshorten është në metronë Londër-Aeroport, pasi kishte përfunduar një takim në Ministrinë e Jashtme britanike.

“Përfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mësojnë shumë shpejt, por sot është rasti të mësojnë se në aeroport nuk shkohet vetëm me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetarëve”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.​ /a.y/noa.al

Basha në Londër, udhëton me tren