


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.
Por gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin anglez, ai është fotografuar teksa udhëton me tren.
Më konkretisht ai është parë duke udhëtuar me trenin e linjës Edinburgh-Londër, bashkë me të shoqen Aurela.
Gjatë kësaj vizite Basha ka zhvilluar takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të qeverisë britanike.
Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





