







Ka rifilluar me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren në Kuvend, ku pasditen e sotme diskutohet heqja e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge.
Mbledhja rinisi pas një ndërprerje prej më se një orë, me largimin e Tahirit dhe avokatit të tij Artan Hajdari, të cilët vendosën që të ikin nga mbledhja.
Tre prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani, do të paraqesin prova sekrete gjatë mbledhjes dhe për këtë arsye, anëtarët e këshillit nënshkruan një dokument, ku zotohen se do të ruajnë sekretin hetimor.
Prokurorët në seancën me dyer të hapura e zgjatur deri rreth orës 14.30 e akuzuan ish-ministrin si të lidhur me grupin “Habilaj” të akuzuar për trafik droge, madje thanë se Tahiri ka lëvizur në makinë me ta.
Nga ana e tij ish-ministri akuzoi Prokurorinë se disa sekrete hetimore i bën publike e të tjera jo.
Tahiri deklaroi se ka shumë pikëpyetje mbi materialin e sjellë nga Prokuroria. /a.y/noa.al
Tahiri “kryqëzon” Prokurorinë: Pse disa prova i nxirrni, e të tjera jo
Imuniteti në diskutim, Tahiri, prokurorit: M’u përgjigj! Kërkova të hetohet makina ime
Saimir Tahiri në prag të arrestimit, ky është avokati që ka zgjedhur ta mbrojë
Heqja e imunitetit, prokurori: Tahiri u kthye nga Greqia në makinën e Habilaj
Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën
A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim
Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit
Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra
Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë
Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen
Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta
Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja
Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht
Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem
A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje
Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim
Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë