Transmetuar më 20-10-2017, 13:28

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në prag të arrestimit, të paktën në bazë të kërkesës së bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e akuzon për trafik droge.

Qysh prej orës 11.00 të ditës së sotme Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, po diskuton kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe më tej arrestimin e tij.

Por në këtë ditë dhe moment të vështirë për të, ish-ministri i Brendshëm ka zgjedhur si të besuarin e tij për ta mbrojtur, avokatin Artan Hajdari.

Kujtojmë se Hajdari është juristi i Federatës Kombëtare Shqiptare të futbollit dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për ndeshjen e ndërprerë te stadiumi e Beogradit me 14 tetor 2014 ndaj Serbisë.

Avokat Artan Hajdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet Master në të drejtën Evropiane. Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës.

Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998. Në periudhën 1991- 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992- 1993 ka qenë kryetar i kësaj Gjykate.

Në periudhën 1993- 1994 ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994- 1997 ka qenë kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “Haxhia & Hajdari”. Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet.

Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare. Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali”, Vlorë. /a.y/noa.al 

Heqja e imunitetit, prokurori: Tahiri u kthye nga Greqia në makinën e Habilaj

Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd