


Një person i shpallur në kërkim, i cili njihet si “sulltani” i prostitutave në Itali, ka përfunduar në prangat e policisë.
I shumëkërkuari u arrestua nga uniformat blu të policisë së Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për Nin Lalaj, 38 vjeç, banues në Lezhë. Ndaj tij Gjykata e Pukës në 21 mars të vitit 2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
I riu iu dorëzua policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme proceduriale.
Lalaj rezulton të jetë arrestuar në Itali në tetor të vitit 2013, kur gjatë operacionit të policisë u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij.
Në operacionet e policisë italiane, në atë kohë, u arrestuan 17 persona që shfrytëzonin rreth 200 vajza e ndërsa të drejtën se kush do shkonte në “punë” e kishte vetëm ai, Nin Lalaj.
Ai u dënua nga drejtësia italiane me 3 vite e 6 muaj burg, por pasi bëri 1 vit burg fitoi të drejtën që dënimin ta kryente në shtëpi, arrest shtëpie. /a.y/noa.al
Nga “haremi” në burg, “sulltani shqiptar” i prostitutave në Itali