
Një histori si në filma është kjo e shqiptarit Nin Lalaj. 37-vjeçari, që njihet si “sulltani” i prostitutave në Itali, ka përfunduar sërish në burg. Ai u arrestua fillimisht në tetor të vitit 2013, kur gjatë operacionit të policisë u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij.
Në operacionet e policisë italiane, në atë kohë, u arrestuan 17 persona që shfrytëzonin rreth 200 vajza e ndërsa të drejtën se kush do shkonte në “punë” e kishte vetëm ai, Nin Lalaj.
Ai u dënua nga drejtësia italiane me 3 vite e 6 muaj burg, por pasi bëri 1 vit burg fitoi të drejtën që dënimin ta kryente në shtëpi, arrest shtëpie.
Me të dalë nga qelia 37-vjeçari shqiptar iku nga “radari” i policisë italiane. Vetëm gjatë vitit të kaluar, korrik 2015, ai është pikasur nga autoritetet në Angli. Me kërkesë të Interpol Romës ai u arrestua, ndërsa gjatë ditës së djeshme është ekstraduar në Itali ku do të shlyejë dënimin.
Gjithashtu autoritetet angleze kanë nisur një hetim se nga kush mbështetej shqiptari në këtë vend, duke i siguruar madje dhe një indetitet të rremë. /f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





