Transmetuar më 19-07-2017, 12:22

Një aksident i rëndë i shënuar pasditen e së martës në Itali, u mori jetën dy shqiptarëve.

Ditën e sotme, nga policia e shtetit fqinj është identifikuar njëri prej tyre.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Dritan Ulkun, i cili humbi jetën së bashku me një shqiptar tjetër i cili nuk është identifikuar ende, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” dhe “Capannaguzzo” në Cezena.

Kjo pas përplasjes së një furgoni me një kamion rreth orës 18.00 të së martës.

Krahas dy shqiptarëve, gjatë aksidentit mbeti i plagosur edhe një person tjetër.

Aktualisht hetimet janë në vijimësi, për të mësuar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për identifikimin e shqiptarit tjetër. /a.y/noa.al

Vdesin dy shqiptarë në një aksident në Itali, një person po lufton me vdekjen

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd