Transmetuar më 18-07-2017, 22:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Itali, me protagonistë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00, në Cezena.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” ndërsa janë përfshirë një furgon dhe një kamion me rimorkio.

Viktimat, identitetet e të cilëve ende nuk dihen, i përkasin moshave 37 dhe 39 vjeç.

Gjatë aksidentit një tjetër person, shtetësia e të cilit ende nuk dihet, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd