Transmetuar më 18-07-2017, 09:23

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kërcënimit me armë zjarri të nënës dhe djalit të saj, në Burrel.

Xhemal Bruçi, 47 vjeç, banues në Burrel, u arrestua ditën e djeshme, nën akuzën e kanosjes.

Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi më 13 korrik në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F.T., 56 vjeçe, banuese në Mat.

Ajo ka deklaruar se, së bashku me djalin e saj, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, janë kanosur nga Xhemal Bruçi, dhe L.Bruçi, të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.

Noa.al mëson se vajza e të arrestuarit kishte qenë i lidhur me djalin e kërcënuar, por ishin ndarë.

Kësisoj Xhemali bashkë me nipin e tij, i kishin dalë përpara dhe i kishin thënë se “Më preke në nderin, e vajzës, ke për ta paguar”.

I dyshuari ka kërcënuar të riun dhe nënën e tij duke u thënë se nuk mund të luanin me vajzën dhe se ajo nuk ishte pa krahë.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Kanosje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë aktualisht vijon puna për kapjen e të dyshuarit të dytë. /a.y/noa.al

Dy persona të armatosur, kanosin nënë e bir në Mat