Transmetuar më 14-07-2017, 17:50

Dy persona të armatosur kanë kanosur një grua dhe djalin e saj në Mat. Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme, kur F.T., 56 vjeçe, së bashku me djalin e saj, në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, janë kanosur me armë.

Gruaja është paraqitur në polici direkt pas ngjarjes dhe ka akuzuar shtetasit Xh.B., dhe L.B., të cilët banojnë në të njëjtën zonë me ta.

Pas denoncimit të gruas, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e të dyshuarve por nuk janë gjetur.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë shpallur në kërkim Xh.B., 47 vjeç dhe djali i vëllait të tij L.B., 23 vjeç, banues në Burrel.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e të dyshuarve.

Për ndjekje të mëtejshme të rastit, materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Kanosje”, e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al