
Zbardhet ngjarja e denoncuar gjatë së hënës, ku një vajzë nga Maqedonia denoncoi në policinë e Dibrës një shqiptar për tentativë përdhunimi dhe për grabitjen e një shume parash.
Policia e Dibrës thotë se ka zbardhur gjithçka ka ndodhur më 10 korrik në Maqellarë, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim të riun nga Dibra i cili i mori 100 euro me forcë një shtetasi maqedonas.
S.E., 31 vjeç, banues në Dibër është shpallur në kërkim nën akuzën e vjedhjes.
Ai akuzohet se ende pa zbardhur e hëna, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim-Maqellarë", i ka marrë 100 euro shtetasit maqedonas M.D., 43 vjeç, banues në Prilep të Maqedonisë.
I dëmtuari ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në Pikën e Kalimit Kufitare Bllatë, me mjetin e tij, së bashku me motrën B.K., dhe xhaxhanë e tij.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se M.D., i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas shok i tij, i ka kërkuar ndihmë 31-vjeçarit shqiptar, për të riparuar automjetin.
Pas riparimit të automjetit janë nisur në drejtim të kufirit, ku më pas dyshohet se S.E., ka zbritur nga automjeti i tij dhe i ka kërkuar shtetasit maqedonas M.D., 100 euro, në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij.
M.D., nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas i’a ka dhënë.
Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B.K., se shtetasi S.E., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo vepër.
Ndërkohë në denoncimin e djeshëm, vajza maqedonase tha se gjatë udhëtimit ata janë ndalur për të pushuar në një lokal. Sipas pretendimit të saj, kur ajo ka shkuar në tualetin e lokalit, i riu shqiptar, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Nga ana e policisë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al
Dibër, një grua nga Maqedonia denoncon tentativën e përdhunimit nga një shqiptar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





