Transmetuar më 05-07-2017, 22:44

Eduard Selami është kandidati i vetëm në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 22 korrikut.

Por ndërsa Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi e krahasuan me Maqo Lakrorin i cili kandidoi përballë Edi Ramës si kryetar i Partisë Socialiste, si kandidaturë formale, ai ka tjetër mendim.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e hapur” në ‘News 24’, ai tha se “E kanë gabim. Jam aty për të pasqyruar platformën time. Ata kanë të drejtë të kandidojnë. Nëse zonja Topalli dhe zoti Patozi do të ishin në garë, unë them se gara do të ishte më e mirë”.

I pyetur nëse është në garë si Maqo Lakrori për t’i dhënë fitoren Lulzim Bashës, Selami deklaroi se, “Këto janë teprime të panevojshme, kam respekt për të, por këto janë teprime emocionale”. /a.y/noa.al

Patozi: Eduard Selami përballë Bashës, si Maqo Lakrori me Ramën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd